TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2026, 19:36

Donald Trump i do kampionë, presidenti amerikan telefonon kombëtaren: Keni shanse reale të fitoni Kupën e Botës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Donald Trump i do kampionë, presidenti amerikan telefonon kombëtaren:
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën me fitore aventurën e tyre në turneun e madh që po zhvillohet në stadiumet e SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë. Përfaqësuesja amerikane triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Paraguajit në ndeshjen e zhvilluar në Los Anxhelos.

Megjithëse presidenti Donald Trump nuk ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër sfidën, ai përcolli mbështetjen e tij për skuadrën përmes një mesazhi video drejtuar lojtarëve dhe stafit teknik. Mesazhi u publikua gjerësisht nga mediat dhe televizionet amerikane.

Në fjalën e tij, Trump vlerësoi cilësitë e ekipit kombëtar, duke theksuar se SHBA disponon një skuadër të fortë dhe me futbollistë të talentuar. Sipas tij, ekipi ka potencialin për të shkuar deri në fund të kompeticionit dhe madje për t’u shpallur kampion bote.

Presidenti u bëri thirrje lojtarëve të drejtuar nga trajneri Mauricio Poçetino që të besojnë në aftësitë e tyre dhe të synojnë rezultate sa më të larta në këtë turne.

Trump gjithashtu uroi skuadrën për një paraqitje të suksesshme në Kupën e Botës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë i pranishëm në një nga ndeshjet e ardhshme të kombëtares amerikane.

Një prej opsioneve është sfida e 19 qershorit në Siatëll ndaj Australisë, ose përballja e 26 qershorit kundër Turqisë, e konsideruar si ndeshja më e fortë e Grupit D, që do të luhet në stadiumin “Los Angeles Stadium” në Ingëllvud të Kalifornisë.

donald trump presidenti amerikan kupa e botës

Lini një Përgjigje