TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2023, 18:52

Dopingu “i bën gjëmën” talentit kroat, 21-vjeçari pezullohet për dy vite nga futbolli

Shkruar nga Pamfleti

Dopingu “i bën gjëmën” talentit kroat,

Futbollisti i talentuar kroat, Mario Vuskoviç, u shpall fajtor për doping dhe u pezullua për dy vjet. Dënimi u konfirmua nga klubi i tij Hamburg.

Lojtari 21-vjeçar dështoi në testin për doping në mesin e shtatorit të vitit të kaluar, pasi në kampionin e urinës u gjetën gjurmë të eritroproietinës. Ai doli pozitiv për EPO, pra doping në gjak.

Është një hormon që stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, gjë që në fund lejon gjakun të thithë më shumë oksigjen në trup.

marko vuskoviç futbollisti i talentuar kroat

Lini një Përgjigje