
Suksesi në Botërorin 2022 i ka dhënë fund edhe makthit të madh të karrierës së Lionel Mesit, i cili tashmë ka fituar thuajse çdo gjë të mundshme në futboll. Por me sa duket, ai triumf në Katar i ka shijuar aq shumë sa “Pleshti” tashmë kërkon që ta përsëritë edhe një herë.
Sipas mediave spanjolle, plani i tij për të ardhmen sheh pikërisht nga Botërori 2026, kur mendon se do të jetë edhe fundi i karrierës së tij. Iberikët janë të bindur se ky vendim i jep fund ëndrrës së tifozëve të Barcelonës për ta parë edhe një herë me fanelën e tyre, pasi ai po planifikon edhe një tjetër sezon te PSG-ja.
Më pas, karrierën do ta vazhdojë deri në vitin 2026 në SHBA, në kampionatin amerikan, për të përgatitur sa më mirë pjesëmarrjen në Kupën e Botës, e cila zhvillohet pikërisht në këtë vend. Kështu, ai do të mbyllte karrierën në moshën 39-vjeçare dhe në rast të një suksesi, do të bënte daljen perfekte nga skena e futbollit botëror.
Lini një Përgjigje