TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 18:37

Drejtori teknik i Sivasporit venit figurën e Rei Manajt: Këtu ka ardhur Robinjo me Roberto Karlos

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori teknik i Sivasporit venit figurën e Rei Manajt: Këtu ka

Rei Manaj ishte emri kryesor i përmendur te Sivaspori dhe në mediat turke në gjithë këto kohë. Falë shqiptarit, Sivaspori mbijetoi sezonin e shkuar qetësisht, ndërsa këtë vit ranë nga elita dhe në fund patën një përplasje me Rei Manajn.

Sipas tyre, Manaj nuk është sjellë në mënyrë profesionale dhe refuzonte që të stërvitej. I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë shans që Manaj të qendrojë te Sivaspori në Ligën e Parë të Turqisë, drejtori teknik i ekipit, Osman Zeki Korkmaz, ka kërkuar të ulë imazhin e shqiptarit.

Kam shprehur më parë pikëpamjet e mia mbi cilësinë e lojtarëve si Rei Manaj, nuk ka nevojë të komentoj përsëri për këtë. Megjithatë, sipas mendimit tim, lojtari më i mirë është lojtari në fushë. Çdo lojtar që vjen në fushë dhe stërvitet, që respekton traditat dhe historinë e qytetit dhe klubit, është i barabartë.

Roberto Karlos dhe Robinjo erdhën në këtë qytet. Shpresoj që t’i lëmë pas këto ditë të këqija, do të vijnë emra më të mëdhenj. Prandaj, ajo që është e rëndësishme nuk janë individët, por Sivaspori. Ne duhet ta krijojmë këtë filozofi dhe në këtë kuptim, të gjithë duhet të veprojmë së bashku”, tha drejtori teknik.

 

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje