TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 18:13

Tjetër situatë zhgënjyese në Botërorin e Klubeve, Real-Juventus rrezikon të anulohet

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër situatë zhgënjyese në Botërorin e Klubeve,

Juventusi dhe Reali i Madridit do të përballen në orën 21:00. Të dyja skuadrat do të kërkojnë kalimin në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve.

Moti në Majemi mund të bëjë që supersfida të shtyhet apo më keq, të anulohet. Deri më tani janë 45% mundësitë e stuhisë në zonën rreth stadiumit ku do luhet ndeshja e sotme.

Vetë protokolli tregon se ndeshja duhet ndërprerë menjëherë në raste të tilla. Më pas lojtarët dhe tifozët duhet të strehohen.

Ky rast do të ishte i përsëritur në Botërorin e Klubeve. Për herë të fundit ndeshja e Çelsit dhe Benfikës u ndërpre për dy orë.

juventus real madrid botërori i klubeve

Lini një Përgjigje