TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Tetor 2025, 15:47

Duka flet në prag të ndeshjes me Serbinë: Nuk është finalja e Silvinjos, por gjërat ndryshojnë po nuk shkuam në Botëror

Shkruar nga Pamfleti

Duka flet në prag të ndeshjes me Serbinë: Nuk është

Për herë të parë pas 11 vitesh, kombëtarja kuqezi do të rikthehet më 11 tetor në Serbi për të zhvilluar një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të këtij Botërori kundër vendasve.

Armand Duka, numri 1 i futbollit shqiptar rrëfen për “Top Channel” se si po e përjeton këtë transfertë me temperaturë të lartë.

Nuk ka asnjë ndeshje të ekipit kombëtar që nuk ka emocion maksimal, por kur bëhet fjalë që je në prag të realizimit të një objektivi apo që je në luftë për pikë gjërat bëhen edhe emocionale. Ndeshja ndaj Serbisë për arsye që ne na jep një shans për të shkuar në “Play Off” është shumë e rëndësishme, të gjithë gjërat e tjera, as unë dhe as lojtarët nuk duam t’i kemi në memorie, qëllimi jonë është sportiv”, shprehet Armand Duka.

A do të jetë ky udhëkryq i kombëtares që vendos për Botërorin tonë dhe të ardhmen e Silvinjos?

“Nuk është e vërtetë që ne kemi vendosur nëse do të fitojë apo jo në këtë ndeshje Silvinjo do të vendosë fatet e tij. Ajo që ne kemi thënë është që nëse do të kualifikohemi nuk ka asnjë motiv që të diskutojmë për të cenuar apo ndryshuar stafin. Nëse ne nuk do të kualifikohemi padyshim që do të ketë diskutime qoftë nga ne, qoftë nga stafi i tij apo ai vetë. Kështu që nuk është kjo ndeshja që do të vendosë nëse Silvinjo do të jetë apo jo më tej”.

Spostimin e ndeshjes nga Beogradi në Leskovc e shihni si një masë të tyren për problemet e brendshme apo një taktikë sportive që i avantazhon?

“Nuk shoh as avantazh të madh dhe as disavantazh të madh në spostimin e vendit ku do të zhvillohet ndeshja, e rëndësishme është që të jetë një fushë shumë e mirë ku mund të shprehen lojtarët me kushte të mira dhe kaq”.

Nga analiza e brendshme e situatave qoftë në kampin tonë të kombëtares apo bisedat me trajnerin, si e parashikoni?

“Fitorja do të na bënte vërtetë që të kemi një hap më të sigurtë drejt “playoff”-it të Botërorit por edhe barazimi na mban në lojë. E vështirë është, por kam ndjesi pozitive pa dashur ta ekzagjeroj. Kam besim te grupi dhe frymën e grupit që ne kemi. Ne nuk kemi kualitet të jashtëzakonshëm, por kemi kualitet dhe grup më të mirë se Serbia, kështu që kam vërtet ndjesi të mira”, përfundon Duka.

 

armand duka presidenti i fshf ndeshja me serbinë

Lini një Përgjigje