
Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Mladen Milinković dhe dy ndihmësve të tij, vetëm pas gjashtë javësh nga nisja e kampionatit. Vendimi vjen pas një analize të brendshme mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës, që nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive.
Në deklaratën zyrtare, klubi thekson se “pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Milinković dhe stafin e tij teknik”.
Shkarkimi i trajnerit serb ishte i pritshëm, pas humbjes së rëndë 3-0 në derbin e Tiranës, ku Partizani u dominua plotësisht nga bardheblutë. Ky rezultat ka shtuar presionin mbi drejtuesit e klubit, ndërsa ekipi ka regjistruar një fillim sezoni zhgënjyes, larg pritshmërive të tifozëve “të kuq”.
Deri në emërimin e trajnerit të ri, drejtimin e përkohshëm të skuadrës pritet ta marrë një nga emrat brenda stafit aktual teknik. Ndërkohë, drejtuesit e Partizanit janë në kërkim të një emri të ri për pankinën, që të rikthejë skuadrën në garë për kreun e kampionatit.
O qelbesira qe e keni shitur kombin komplet. Si ka mundesi qe serbet qelbesira te na komandojne deri edhe te futbolli? O te shitur qe ne formimin e Paritse Komuniste qe ne 8 Nentor 1941. O idiote qe na futet komunizmin permes kosovareve Ali Kelmendi e shoke qe na gllaberuan nderin e shpirtin e Shqiptarise. Edhe kupen e Botes te na japin keta muter Vic jugosllave nuk ia vlen. O plehra, o plehra nderkombetare!