TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2025, 13:18

“Dy pikë janë pak”, Farruk Sejdini i pakënaqur me kuqezinjtë: Mu duk e ekzagjeruar përkëdhelia e Manajt

Shkruar nga Pamfleti

“Dy pikë janë pak”, Farruk Sejdini i pakënaqur me

Nuk është nga ata që merr shpatën për të goditur. Farruk Sejdini e di sesa e vështirë është të jesh në stolin e kombëtares, megjithatë ish-zv. trajneri kuqezi, ka disa kritika për Silvinjon dhe thekson ndonjë të vërtetë.

Së pari, ai shprehet se Shqipëria mbetet ekipi i vogël. Sipas tij, Asllani duhet të ishte pak më afër sulmit për faktin se ai ka mundësinë dhe inteligjencën e pasit.

“Ekipi e ka më të vështirë të luajë në sulm, kemi më kollaj të luajmë në mbrojtje. Duhet të ishim më të fuqishëm në qendrën e sulmit, për faktin se ne e dinim se ato do luanin në pjesën dërrmuese në mbrojtje. Asllani duhet të ishte pak më afër sulmit për faktin se ai ka mundësinë dhe inteligjencën e pasit dhe të gjuajë nga lart”, tha Sejdini.

Nëse ai do të kishte qenë trajner, ndoshta do të kishte aktivizuar Hysajn.

“Nuk ka një lojtar lider që ta marrë ekipin, nuk po them për dore, por ta mobilizojë. Hysaj pavarësisht se mund të ishte i lodhur a nuk e di arsyen pse nuk e futi, mund të thoja që edhe mund të duhej se si do të jetë puna një lojtar me eksperiencë, i vjetër, mjafton edhe fjala udhëzimet që jep”, shtoi ish-zv.trajneri.

Farruk Sejdini ka një kritikë edhe për shiritin që iu dha Manajt.

“Nëse do bëja një kritikë, mu duk pak e ekzagjeruar përkëdhelia e Manajt, me shiritin e kapitenit edhe pas një humbje të një penalltie. Të gjithë lojtarët brenda, por edhe ne jashtë themi ‘hë se penalltia humbet’, po te të gjithë lojtarët ajo humbje e penalltisë ka lënë një vulë dhe të gjithë nën zë thonë ta kisha gjujt unë do e kisha bërë”, tha ai.

Si i duken Sejdinit dy pikë në dy ndeshje dhe cilat janë shanset tona?

“4 pikë do ishin mjaftueshëm për dy ndeshje, në rastin konkret dy pikë në dy ndeshje mendoj se janë të pamjaftueshme. Në këto situata që jemi, nuk ka asgjë të pamundur. Pse? Do futemi në fushë me të gjithë ndeshjet tani që të marrim rezultat, qoftë me Anglinë. Vetëm kështu mund ta kalojmë këtë fazë dhe të shkojmë në Botëror”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje