TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2026, 22:22

Dy vjeçari shqiptar magjeps CR7 me talentin e tij në futboll, sulmuesi portugez i befason të gjithë me veprimin e tij

Shkruar nga Pamfleti
Dy vjeçari shqiptar magjeps CR7 me talentin e tij në futboll,
Luan Hasani-Kristiano Ronaldo

Vogëlushi shqiptar nga Kosova, Luan Hasani, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në rrjetet sociale. Ndonëse është vetëm 2 vjeç, ai numëron rreth 445 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon video që tregojnë aftësitë e tij me topin në këmbë.

Luani ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve falë golave dhe lëvizjeve të tij në porta të vogla, duke u bërë një nga fëmijët më të ndjekur shqiptarë në këtë platformë.

Dy vjeçari shqiptar magjeps CR7 me talentin e tij në futboll,

Së fundmi, një moment i veçantë ka shënuar rrugëtimin e tij në rrjetet sociale. Ylli portugez i futbollit, Kristiano Ronaldo, ka nisur ta ndjekë vogëlushin në Instagram. Ky veprim është pritur me entuziazëm nga familja e Luanit, e cila e ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të jetë një nga figurat më të spikatura të futbollit botëror. Portugezi po merr pjesë në Botërorin e gjashtë të karrierës së tij dhe synon të arrijë një tjetër sukses historik me kombëtaren e Portugalisë, e cila ende nuk ka arritur të fitojë trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luan Hasani (@iamluan.10)

 

luan hasani vogëlushi shqiptar kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje