Vedat Muriqi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Fenerbahçes. Sulmuesi kosovar ka vendosur të largohet nga Majorka, duke u rikthyer në Superligën e Turqisë dhe sërish te skuadra e njohur “verdheblu” nga Stambolli.
Për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit, Fenerbahçe ka investuar 15 milionë euro. Detajet e kontratës që Muriqi pritet të firmosë me klubin turk ende nuk janë bërë publike.
Ky transferim shënon rikthimin e sulmuesit te një klub ku ai ka lënë gjurmë më parë, para se të transferohej në Serinë A te Lacio dhe më pas në La Liga te Majorka.
Vedat Muriqi e nisi karrierën e tij te Liria e Prizrenit. Gjatë viteve, ai ka veshur fanellat e disa skuadrave të njohura, si Teuta, Besa e Kavajës, Giresunspor, Gençlerbirliği, Çaykur Rizespor, Fenerbahçe, Lacio dhe së fundmi Majorka.
Me rikthimin në Turqi, Muriqi synon të vazhdojë formën e tij të mirë dhe të japë kontributin në objektivat e Fenerbahçes për sezonin e ri.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje