Sport13 Prill 2024, 19:21

E mbajti të fshehtë, Jasir Asani publikon foton e bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën

Shkruar nga Pamfleti

E mbajti të fshehtë, Jasir Asani publikon foton e bukuroshes që i

Jasir Asani është futbollisti më i përfolur i Kombëtares Shqiptare. Pak kohë më parë, sulmuesi anësor pranoi se ishte i dashuruar dhe se e dashura e tij ishte shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Në nëntor të vitit të kaluar, ai postoi një foto me partneren e tij, por nuk i zbuloi fytyrën.

Ndërsa sot, përmes një postimi në instastory, Asani ka publikuar një foto së bashku me të dashurën e tij, teksa postimin e shoqëron me një emoji zemre.

Kujtojmë që futbollisti në një intervistë të dhënë më parë ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.

E mbajti të fshehtë, Jasir Asani publikon foton e bukuroshes që i

Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet te karriera e tij.

Partnerja e Jasir Asanit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti. Çifti kalojnë shumë kohë së bashku, duke e bërë këtë lidhje të rëndësishme që në fazat e para.

Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në “WakeUp”.

E mbajti të fshehtë, Jasir Asani publikon foton e bukuroshes që i

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare