TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2025, 20:06

“Edhe pse jam shqiptar do bëj tifo për Hajdukun”, Dinamo irritohet me deklaratën e Bulkut: Turp për futbollin shqiptar, të sqarojë gjithçka!

Shkruar nga Pamfleti

“Edhe pse jam shqiptar do bëj tifo për Hajdukun”, Dinamo

Dinamo shkruajti historinë 15 vite pas kthimit në Kupat e Evropës, duke u kualifikuar për herë të parë në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Të enjten do të përballet me Hajduk Split, ku më herët ka luajtur ndihmësi i Silvinjos Ervin Bulku, i cili mban postin e zëvëndës trajnerit të kombëtares.

Mirëpo një deklaratë e këtij të fundit, të dhënë për mediat kroate, ka irrituar klubin e Dinamos, pasi në të Bulku shprehej se ‘pavarësisht se është shqiptar mbështet Hajdukun e Splitit’. ‘nëndetësja’ e drejtuar nga Ilir Daja thotë se shpreson që deklarata të jetë e pavërtetë dhe se Bulku ta shpjegojë sa më shpejt’.

"Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.

Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt,”-shkruhet në reagimin e Dinamos.

“Edhe pse jam shqiptar do bëj tifo për Hajdukun”, Dinamo

ervin bulku zv-trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje