TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2025, 22:51

Egnatia për turp në Champions League, rrogozhinasit shpërfytyrohen në Islandë; vazhdojnë aventurën në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia për turp në Champions League, rrogozhinasit

Paraqitje për turp e Egnatias në Champions League. Rrogozhinasit janë mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 nga Breidablik.

Kampionët e Islandës zhbllokuan ndeshjen në minutën e 15 me anë të Thorsteinson, pas një kundërsulmi “vrastar”.  Në minutën e 23, ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova u trondit sërish. Islandezët gjetën rrugën e rrjetës me anë të Einarson.

4 minuta më vonë, Egnatia katranosi gjithçka! Vendasit shënuan edhe golin e tretë, pas gabimeve amatoreske në mbrojtje nga ana e rrogozhinasve.  

Nuk pati fund shpërbërja e mbrojtjes së Egnatias! Në minutën e 38, portieri Dajsinani ndali një gjuajtje drejt portës por jo atë të dytën nga Einarson i cili çon shifrat në 4-0!

Nuk u ndalën me kaq vendasit, duke përfituar nga hapësirat e lejuara nga rrogozhinasit, me Omarson i cili gjuajti nga jashtë zonës dhe mposhti Dajsinanin në minutën e 69.

Pas eliminimit turpërues në turin e parë të Champions League, Egnatia do ta vazhdojë aventurën e saj europiane në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me humbësin e çiftit Dinamo Minsk-Ludogorets, sfidë e vlefshme për turin e parë të Champions League. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur me fitoren e bullgarëve me rezultatin 0-1.

egnatia breidablik champions league

Lini një Përgjigje