TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 00:04

Ekipi brazilian shtang Interin, zikaltërit eliminohen nga Botërori i Klubeve

Shkruar nga Pamfleti

Ekipi brazilian shtang Interin, zikaltërit eliminohen nga Botërori i

Interi i jep lamtumirën Kupën e Botës për Klube, pasi u mund 0-2 nga klubi brazilian Fluminense e luajtur në Charlotte

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme nga ekipi brazilian, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Canos, pas një pakujdesie në mbrojtjen zikaltër.

Nënkampionët e Europës tentuan të barazionin sfidën, duke luajtur të gjitha shanset e tyre deri në fund, por në minutën e 93’, Hercules i dha goditjen përfundimtare ekipit të Chivus.

Kështu Interi e mbyll këtë kompeticion në dazën e 1/16-ave, teksa tashmë Chivu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri.

Nga ana tjetër, Fluminense shpreson për më shumë, ku në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Manchester City-Al Hilal.

Lini një Përgjigje