TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Dhjetor 2025, 22:14

Elbasani në krye pas fitores ndaj Vllaznisë, tension dhe përplasje të dhunshme mes tifozëve në fund të ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani në krye pas fitores ndaj Vllaznisë, tension dhe

Java e 15-të e Kategorisë Superiore u mbyll këtë të hënë me dy ndeshje të forta që sollën ndryshime në krye të tabelës dhe tension jashtë fushës.

Dinamo e Tiranës nuk bëri asnjë lëshim ndaj Flamurtarit dhe fitoi thellë me rezultatin 0-3 në transfertë.

Elbasani triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Vllaznisë në një përballje me ritëm të lartë dhe me ngarkesë emocionale. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Tsague, ndërsa skuadra shkodrane u penalizua që në pjesën e parë pas daljes me karton të kuq të lojtarit Gjini në minutën e 26-të.

Me këtë fitore, Elbasani shkon në kuotën e 29 pikëve dhe merr kryesimin e renditjes. Vllaznia zbret në vendin e katërt me 25 pikë, duke lënë pas një tjetër mundësi për të konsoliduar pozitat në kreun e klasifikimit.

Por sfida nuk u mbyll me vërshëllimën e fundit të arbitrit. Në stadiumin "Elbasan Arena" situata degjeneroi në përplasje të dhunshme mes tifozëve vendas dhe atyre shkodranë. Tensioni nisi gjatë lojës me shkëmbime sharjesh dhe provokimesh, por pas ndeshjes u kalua në përplasje fizike në shkallët e stadiumit. Ka pasur ndërhyrje të forcave të sigurisë për të ndalur përshkallëzimin, ndërsa priten masa disiplinore nga organet e futbollit dhe hetime për identifikimin e personave të përfshirë.

Lini një Përgjigje