TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 16:57

Erkand Qerimaj dominon në shkëputje, kampioni shqiptar i treti në kampionatin Europian të peshëngritjes

Shkruar nga Pamfleti

Erkand Qerimaj dominon në shkëputje, kampioni shqiptar i treti në

Erkand Qerimaj po garon në kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë. Peshëngritësi shkodran ishte i pari shqiptar që u ngjit në pedanë, duke konkurruar në Baterinë B për peshën 73 kilogramë.

Qerimaj e nisi garën me 145 kg në stilin e shkëputjes. Sakaq edhe në provën e dytë bëri të njëjtën gjë duke ngritur 150 kg. Ndërsa në të tretën dështoi me 152 kilogramë.

Kampioni shqiptar i peshëngritjes e mbylli këtë Bateri përkohësisht në vendin e parë. Ndërsa në stilin e shtytjes e nisi me 168 kg, duke arritur të përfundojë me sukses provën e parë. Por në të dytën dhe të tretën dështoi, përkatësisht me 173 dhe 174 kg. Me 318 kg në të dy garat, Qerimaj renditet përkohësisht në vendin e tretë. Ndërkohë sonte në mbrëmje do të garojë në Baterinë A Briken Calja.

Erkand Qerimaj dominon në shkëputje, kampioni shqiptar i treti në

erkand qerimaj kampioni shqiptar i peshëngritjes

Lini një Përgjigje