TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2023, 19:08

Erzeni dhe Kukësi ndajnë pikët, Taipi bën mëkat, Barbosa feston datëlindjen me gol

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni dhe Kukësi ndajnë pikët, Taipi bën mëkat,

Përfundon ndeshja e javës së 26 të Abissnet Superiore. Erzeni dhe Kukësi kanë ndarë pikët, teksa ndeshja e luajtur në "Niko Dovana" nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1. Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 25. Pas një harkimi nga e djathta të Osmallarit në shtyllën e dytë, Ademi gjuajti topin dhe mposhti portierin Tafas.

Në minutën e 60, Ndreca nga e majta nisi një top në qendër, ku Basha nuk ia doli ta devijonte dhe u rrëzua pas kontaktit me Peposhin. Gjyqtari Hamiti priti sinjalizimin nga VAR-i për të mësuar nëse ishte penallti ose jo. Pas 5 minutash pritje, arbitri kryesor shkoi ta shihte vetë në monitor se çfarë ndodhi. Pasi pa pamjet, ai bëri me shenjë nga pika e bardhë dhe ndëshkoi me kartonin e verdhë Peposhin.

Në minutën e 67, skuadra e drejtuar nga Rrahman Hallçi pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por Taipi goditi shtyllën, duke humbur penalltinë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Erzenit, Kukësi barazoi shifrat në minutat e fundit të sfidës. Pas një harkimi të Hasës nga e majta, Barbosa gjuajti në qendër dhe i dha Kukësit 1 pikë, duke e larguar nga zona e ftohtë. Braziliani rikthehet te goli pas më shumë se 3 muajsh dhe e bën këtë në ditën e tij të lindjes.

Me këtë barazim, Erzeni renditet në vendin e 3 me 37 pikë, po aq sa Egnatia dhe Vllaznia, ndërsa Kukësi mban vendin e 6 me 35 pikë.

erzeni kukësi abissnet superiore

Lini një Përgjigje