Sport18 Mars 2023, 17:31

Tolerancë zero te Kampionët e Botës, futbollisti i Argjentinës lihet jashtë listës nga trajneri, provoi të bënte magjinë e zezë

Shkruar nga Pamfleti

Tolerancë zero te Kampionët e Botës, futbollisti i

Tensioni ishte i madh te Argjentina para Botërorit. Kombëtarja Albiceleste kërkonte me patjetër të kishte një grup fitues dhe të gatshëm për të bërë gjithçka për të fituar trofeun.

Të gjithë donin të ishin pjesë e listës së të ftuarve për “Katar 2022”, por vetëm disa ia dolën të fitonin besimin e trajnerit, Lionel Skaloni. Një lajm në kufijtë e të pabesueshmes vjen nga ESPN.

Sulmuesi i Sevijas, Papu Gomez thuhet se provoi të bënte magji të zezë vetëm e vetëm që të grumbullohej për Kupën e Botës. Gjërat ishin të tilla, provo të mbinatyrshmen (Magji) që “Lo Celso” të mos rikuperohej dot.

Në fakt, Gomez nuk ia doli dhe në këto kushte fizike nuk u thirr dot. Kështu, këtë herë, trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni ka lënë jashtë skuadrës Gomez për 2 ndeshjet miqësore të radhës.

papu gomez argjentina lionel skaloni