Sport18 Mars 2023, 17:11

“Nuk jemi ndërtuar për të luftuar për 3 kompeticione”, Sarri përplaset me Taren, Lotito duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jemi ndërtuar për të luftuar për 3

Eliminimi nga Liga e Konferencës në fazën e 1/8 ka sjellë kaos në shtëpinë e Lacios. Në përfundim të sfidës, trajneri i bardhekaltërve, Mauricio Sarri pati shumë kritika për grupin që ka në dispozicion, duke goditur në këtë mënyrë drejtorin sportiv, Igli Tare:

“Nuk jemi ndërtuar për të luftuar në tre kompeticione”, u shpreh qartësisht Sarri, por kjo deklaratë e trajnerit nuk është pritur mirë nga Igli Tare.

Kjo përplasje është e radhës, pasi mes Tares dhe Sarrit nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë. Në fund të këtij sezoni, Lotito duhet të zgjedhë, të vijojë bashkëpunimin me Igli Taren apo të kërkojnë për një trajner të ri.

igli tare drejtori sportiv i lacios mauricio sarri