TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2023, 16:11

“EURO 2024”/ Të gjithë sy e veshë për listën me lojtarët e grumbulluar, Silvinjo gati të thërrasë Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2024”/ Të gjithë sy e veshë për

Të gjithë jemi sy e veshë për të parë listën me lojtarët e grumbulluar nga trajneri brazilian Silvinjo për ndeshjet e shtatorit përballë Çekisë dhe Polonisë për kualifikueset e “EURO 2024”. Lista pritej të publikohej ditën e djeshme, por vonesa e ka një arsye të mirë.

Federata Shqiptare po pret konfirmimin nga FIFA për të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm Arbnor Mujën dhe… Mirlind Dakun. Të dy lojtarët pritet të jenë në listën e Silvinjos dhe do të debutojnë me Kombëtaren shqiptare në Pragë ndaj Çekisë më 7 shtator.

Dy super përforcime për kuqezinjtë që kanë përpara dy sfida jetike për fatet e kualifikimit në “EURO 2024”. Për Mujën dihej prej kohësh vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa surpriza është bomberi Mirlind Daku që zgjedh kështu kuqezinjtë përpara “Dardanëve” në mungesë të një ftese nga përfaqësuesja e Kosovës.

mirlind daku arbnor muja silvinjo kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje