TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2025, 22:49

Fati i buzëqesh Parisit, PSG-ja fiton në limite përballë Lyonit!

Shkruar nga Pamfleti

Fati i buzëqesh Parisit, PSG-ja fiton në limite përballë

Përballja dramatike mes Lyonit dhe PSG-së është mbyllur me rezultatin 2-3, me parisenët që siguruan një fitore në limitet e kohës shtesë.

Pjesa e parë nisi me ritëm të shpejtë dhe rezervoi gola. Ishte PSG-ja ajo që hapi llogarinë e saj të golave në minutën e 26-të, me anë të Zaire-Emery duke shënuat shifrat 0-1. Nuk do të kalonte shumë dhe vetëm katër minuta më vonë, Lyoni do të barazonte gjithçka me anë të Moreira që dërgoi shifrat në 1-1.

Parisi do të përgjigjej me të njëjtën monedhë, duke shënuar vetëm 3 minuta më vonë, në të 33-tën me anë të  Kvaratskhelia që do të vuloste shifrat 1-2 për pjesën e parë.

Me nisjen e pjesë së dytë, Lyoni do të kërkonte sërish golin e barazimit dhe do ta gjente atë në minutën e 50'-të mne anë të Maitland-Niles. Drama do të rezervohej në minutat e fundit kur Lyoni mbeti me 10 lojtarë pasi Tagliafico u ndëshkua me të dytin të verdhë. Kaq do t’i mjaftonte PSG-së që të rrëmbente një fitore në limite. Ishte Neves ai që shënoi golin e fitore në minutën e 90+5', duke i dhënë fitoren Parisit.

Me këtë rezultat PSG-ja mbetet në vendin e parë me 27 pikë, ndërsa Lyoni në vendin e shtatë me 20 pikë.

Lini një Përgjigje