TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2025, 19:37

Liverpooli në ‘rënie të lirë’, City mposht ‘the reds’ dhe blindon vendin e dytë në Premier League!

Shkruar nga Pamfleti

Liverpooli në ‘rënie të lirë’, City mposht

Manchester City ka arritur një fitore të bindshme 3-0 kundër Liverpool-it në një derbi të zjarrtë në Premier League, me Liverpool-in që nuk po e merr dot veten në Kampionat.

Ndeshja filloi me intensitet të lartë në minutën e 12-të, një faull i portierit Giorgi Mamardashvili solli një penallti për City-n, me Erling Haaland që goditi në këndin e poshtëm të djathtë dhe Mamardashvili bëri një pritje të mrekullueshme, duke mbajtur rezultatin 0-0.

City nuk u dorëzua dhe në minutën e 29-të, Matheus Nunes krosoi një top nga krahu i djathtë, duke e gjetur Haaland-in e lirë në zonë, i cili me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në këndin e djathtë të portës, duke hapur rezultatin 1-0.

Në minutën e 39-të, Mohamed Salah krosoi një top në zonë dhe Virgil van Dijk shënoi me kokë duke bararzuar 1-1, por goli u anulua nga VAR për offsajd, duke lënë Liverpool-in me duar bosh.

Në shtesën e pjesës së parë (45+3'), Bernardo Silva dha një pasim të saktë për Nico O'Reilly-n, i cili goditi nga jashtë zonës dhe topi devijoi në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 2-0 në favor të City-t.

Arne Slot bëri zëvendësime të hershme në fraksionin e dytë, duke futur Cody Gakpo-n dhe Milos Kerkez-in, por Liverpool humbi raste të mëdha, si rasti i Gakpo-s në të 59-tën që kaloi lart mbi traversë.

Në minutën e 63-të, Nico O'Reilly asistoi sërish për Jeremy Doku-n, i cili goditi me saktësi nga cepi i zonës në këndin e djathtë të portës, duke vulosur fitoren 3-0.

Kjo është humbja e gjashtë në vetëm në 8 ndeshjet e fundit në Premier League për Liverpool-in, duke treguar një llojë krize në Kampionat. Me këtë fitore City ndodhet në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Liverpool-i në vendin e tetë me 18 pikë.

 Liverpooli në ‘rënie të lirë’, City mposht

Lini një Përgjigje