TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2025, 15:37

Federata serbe "kyç" stadiumin e Leskovcit, jo më shumë se 4 mijë të pranishëm për ndeshjen me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Federata serbe "kyç" stadiumin e Leskovcit, jo më

Gazetari Altin Sulçe ka raportuar nga hoteli ku ndodhet kombëtarja shqiptare në Leskovac, për ndeshjen e sotme ndaj Serbisë që do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Duboçica”.

Sulçe raporton një lajm që vjen pak orë para “finales” me Serbinë se në stadium pritet një numër i kufizuar tifozësh për shkak të masave që kanë marrë autoritetet serbe.

Sot do të jenë rreth 3,500 tifozë serbë, jo më shumë se 4 mijë. Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë maksimale gjatë ndeshjes. Serbia është dënuar me mbylljen e 20 përqind të stadiumit, por autoritetet kanë zgjedhur të reduktojnë edhe më shumë numrin e spektatorëve”, tha Sulçe për “A2 CNN”.

Gazetari shtoi se kushtet e fushës nuk janë të mira, për shkak të reshjeve të fundit, çka mund të krijojë vështirësi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Sulçe konfirmoi gjithashtu se në stadium është vendosur flamuri shqiptar, ndërsa çdo element simbolik është kontrolluar me kujdes nga organizatorët.

Sfida Serbi-Shqipëri do të luhet nën masa të rrepta sigurie, me forca speciale të vendosura brenda dhe jashtë stadiumit, për të shmangur çdo incident gjatë kësaj përballjeje të tensionuar në Leskovc.

tifozët serbë ndeshja me shqipërinë federata serbe e futbollit

Lini një Përgjigje