TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Tetor 2025, 15:14

Serbët nuk heqin dorë nga provokimet, vendosin hartën e Kosovës në flamurin e Serbisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Serbët nuk heqin dorë nga provokimet, vendosin hartën e

Pas skandalit të ditës së djeshme me flamurin shqiptar, duke mos e vendosur në stadiumin e Leskovacit gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, sot një tjetër skandal është regjistruar.

Tifozët serb siç duket nuk kanë ndërmend të ndalin provokimet ndaj Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë. E gjitha ka të bëjë me hartën e Kosovës, të cilën e kanë vendosur në mes të flamurit serb siç tregohet në një video të siguruar nga “To-Channel”.

Madje e kanë vendosur edhe në një zonë afër hotelit, ku është akomoduar ekipi shqiptar në Leskovac. Një gjest i pahijshëm dhe skandaloz nga ana e vendasve, të cilët pavarësisht thirrjeve të FIFA-s dhe UEFA-s, sërish nuk ndalojnë. Madje nuk iu intereson edhe nëse ekipi i tyre do të përjashtohet nga qeveria e futbollit, pasi siç dihet UEFA i ka “tërhequr veshin” Federatës Serbe se në rast të përsëritjeve të sjelljeve të gabuara në sfidën me Shqipërinë rrezikojnë të mbeten jashtë garave europiane për një afat të pacaktuar.

 

kombëtarja e serbisë flamuri i kosovës ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje