TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2026, 17:15

FIFA privon tifozët, iu ndalon edhe puthjet pasionante në ndeshjet e Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti
FIFA privon tifozët, iu ndalon edhe puthjet pasionante në ndeshjet e
puthjet në Kupën e Botës

Rregullat e sjelljes për tifozët në stadiumet e Kupës së Botës 2026 po bëhen gjithnjë e më të detajuara dhe strikte. Sipas udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), lista e ndalimeve nuk përfshin vetëm armët, substancat narkotike dhe materialet e rrezikshme, por edhe disa forma të sjelljes që konsiderohen të papërshtatshme në ambientet sportive.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë gazetën gjermane “Bild”, gjatë ndeshjeve të Botërorit do të ndalohen fyerjet, pirja e duhanit, përdorimi i cigareve elektronike, gjestet ofenduese dhe aktivitetet e paligjshme të basteve.

Një nga pikat që ka tërhequr më shumë vëmendje është ndalimi i asaj që FIFA e cilëson si “shfaqje të papërshtatshme dashurie”. Ky përkufizim i përgjithshëm mund të përfshijë përqafime të tepruara, efuzione të forta apo puthje të gjata dhe tepër pasionante, sipas interpretimit që zbatohet në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, puthjet e shkurtra mes tifozëve vazhdojnë të lejohen.

FIFA nuk ka përcaktuar kufi të qartë dhe të detajuar për këtë rregull, duke ua lënë stjuardëve dhe personelit të sigurisë në stadium të drejtën për të ndërhyrë në rastet kur sjellja vlerësohet si e tepruar ose shqetësuese për spektatorët e tjerë.

Deri më tani nuk janë raportuar raste të tifozëve të ndëshkuar për puthje në stadiume. Rregulla të ngjashme të sjelljes kanë qenë prej vitesh pjesë e kodeve të eventeve sportive në Shtetet e Bashkuara.

Përveç sjelljeve të papërshtatshme, organizatorët kanë vendosur kufizime edhe për disa objekte të pazakonta. Në stadiume nuk do të lejohen, mes të tjerash, mielli, letra higjienike, balonat dhe flamujt që tejkalojnë përmasat e përcaktuara nga rregulloret e organizimit.

puthjet në stadiumet e botërorit

Lini një Përgjigje