
Tifozëve të Interit u është ndaluar të marrin pjesë në ndeshjet jashtë fushe deri më 23 mars 2026.
Kjo masë u mor nga Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Piantedosi, pas fishekzjarrit të hedhur gjatë ndeshjes jashtë fushe të së dielës në Kremona, e cila goditi portierin e Kremonezes, Emil Audero.
"Masa synon sigurimin e rendit dhe sigurisë publike dhe parandalimin e përsëritjes së incidenteve që mund të rrezikojnë zhvillimin e qetë të ngjarjeve sportive", thuhet në raportin e Ministrisë së Brendshme. Ndeshja Milan-Inter më 8 mars është përjashtuar nga masat, duke pasur parasysh se nuk do të ketë lëvizje tifozësh, pasi të dyja klubet janë nga një qytet, Milano.
"Pas trazirave serioze, ministri i Brendshëm ka urdhëruar ndalimin e udhëtimit për tifozët e Interit deri më 23 mars 2026, si dhe ndalimin e shitjes së biletave për të njëjtat ndeshje për banorët e Lombardisë", thuhet më tej në deklaratë.
Ndeshjet jashtë fushe të ndaluara për të pasur tifozë të Interit do të jenë ato kundër Sasuolos të dielën e ardhshme, si dhe ato në Leçe dhe Fiorentinës
Lini një Përgjigje