TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2023, 21:03

Fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, famela e Mesit përfundon në muzeun e FIFA-s në Zyrih

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, famela e Mesit

Leo Mesi arriti të fitonte Kupën e Botës në dhjetor me Argjentinën e tij, ndërkohë që fanela e veshur nga “Pleshti” në atë finale dramatike ndaj Francës, tashmë është kthyer në një trashëgimi kulturore.

Fanela e Mesit do të jetë në muzeun e FIFA-s në Zyrih, aty ku do të ketë shumë kujtime nga Botërori i Katarit, Botëror i cili për herë të parë në histori u zhvillua në dimër dhe jo në verë si gjithmonë.

Mesi ishte titullar në të gjitha ndeshjet e Botërorit, por në muze do të jetë vetëm fanela që “pleshti” kishte veshur në ndeshjen ndaj Francës, aty ku arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës 2 herë, duke qenë vendimtar në triumfin me penallti, pasi takimi përfundoi 3-3.

Fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, famela e Mesit

leo mesi fanela e "pleshtit"

Lini një Përgjigje