TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2023, 20:17

Struga siguron rezultat pozitiv në duelin historik në Champions League, skuadra e Shpëtim Duros bën paqe në Lituani

Shkruar nga Pamfleti

Struga siguron rezultat pozitiv në duelin historik në Champions

Struga ka debutuar sot në Ligën e Kampioneve dhe skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro ia ka dalë që të sigurojë një barazim pa gola përballë Zalgiris Vilnius në Lituani. 

Një barazim që vlen duke marrë parasysh që ekipi maqedonas nuk ka eksperiencë europiane dhe duke ditur që ndeshja ishte në transfertë.

Sfida ishte shumë e luftuar nga ekipi i Strugës, në radhët e të cilit kishte emra shumë të njohur të Superiores si Mazrekaj apo Zguro.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave. Më datë 18 korrik ekipi i Strugës pret lituanezët në Ohër.

Kësisoj, do të tentojë që të kthejë gjithçka në favorin e saj, duke synuar një kalim turi që do të ishte historik.

struga zalgiris vilnius champions league

Lini një Përgjigje