TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2026, 17:34

Fitoi titullin në Serinë A, futbollisti i kombëtares kthehet aty ku mori famë dhe u bashkohet “ujqërve”

Shkruar nga Pamfleti
Fitoi titullin në Serinë A, futbollisti i kombëtares kthehet aty
Xhakomo Vrioni

Klubi austriak Volfsberger AC ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shqiptar Xhakomo Vrioni. Futbollisti 27-vjeçar i bashkohet skuadrës së Bundesligës austriake pas eksperiencës së tij te Çezena në Serinë B italiane.

Vrioni u konsiderua një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar në vitet e para të karrierës, por nuk arriti të shndërrohej në një protagonist të qendrueshëm në nivelet më të larta të futbollit europian.

RZ Pellets WAC njofton firmën me sulmuesi 27-vjeçar Xhakomo Vrioni.

Futbollisti i lindur në Itali i bashkohet klubit nga skuadra e Serisë B, Çezena. Futbollisti i cili më parë ka luajtur me moshat e Italsië dhe më pas me Kombëtares shqiptare, ka lënë shenjën e tij në Bundesligën austriake. Në sezonin 2021-2022, futbollisti i huazuar asokohe nga Juventusi, luajti nën drejtimin e Tomas Silberberger tek WSG Tirol dhe me 19 gola, ndau titullin e golashënuesit më të mirë me Karim Adejemin.

Pas dy etapave në MLS me Nju Inglënd (22 gola në 78 ndeshje) dhe CF Montreal (4 gola në 10 ndeshje), ai u kthye në Itali 6 muaj më parë për t’u bashkuar me Çezenën. Tani ai kthehet në Bundesligën austriake, ku lojtari 188 cm i gjatë ka firmosur një kontratë dyvjeçare me “ujqërit”, shkruhej në njoftimin e klubit austriak.

Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij lidhet me Juventusin, ku ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin kampion të Serisë A në sezonin 2019-2020.

Në nivel përfaqësuesesh, Vrioni debutoi me Kombëtaren shqiptare më 14 tetor 2018 në ndeshjen ndaj Izraelit. Megjithatë, sulmuesi nuk ka marrë më ftesë nga kuqezinjtë që prej vitit 2022.

Me transferimin te Wolfsberger AC, Vrioni synon të rigjejë formën më të mirë dhe të ketë më shumë hapësira për të treguar potencialin e tij në kampionatin austriak.

volfsberger skuadra austriake xhakomo vrioni

Lini një Përgjigje