Pritjes i erdhi fundi. Nesër starton edicioni i 23-të i Kupës së Botës. Ky edicion shënon një moment historik për kompeticionin, pasi për herë të parë numri i skuadrave pjesëmarrëse është zgjeruar ndjeshëm, duke rritur konkurrencën dhe interesin global
Pritjes i erdhi fundi. Nesër starton edicioni i 23-të i Kupës së Botës. Turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: Kanada, Meksikë dhe SHBA, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, ku do të luhet edhe finalja e madhe.
Shorti i Kupës së Botës 2026 ka përcaktuar përbërjen e 12 grupeve, duke zyrtarizuar kështu rrugëtimin e 48 përfaqësueseve drejt trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror. Ky edicion shënon një moment historik për kompeticionin, pasi për herë të parë numri i skuadrave pjesëmarrëse është zgjeruar ndjeshëm, duke rritur konkurrencën dhe interesin global.
Dy skuadrat e para të çdo grupi do të sigurojnë automatikisht kalimin në fazën tjetër, ndërsa shanset nuk mbarojnë as për vendet e treta. Tetë ekipet më të mira mes 12 vendeve të treta do të plotësojnë numrin e 32 skuadrave që avancojnë në fazën me eliminim direkt.
Për shkak të zgjerimit të turneut është shtuar edhe një raund i ri, ai i 1/16-ve. Pas tij, kompeticioni vazhdon sipas skemës tradicionale me 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen. Si pasojë, skuadrat që arrijnë deri në fund të garës do të zhvillojnë tetë ndeshje, një më shumë se në formatin e mëparshëm.

Numri total i ndeshjeve do të rritet ndjeshëm. Nga 64 takime që zhvilloheshin në Botërorët e mëparshëm, në vitin 2026 do të luhen plot 104 sfida. Kjo ka bërë që turneu të zgjasë 40 ditë, nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Faza e grupeve do të nisë më 11 qershor dhe do të mbyllet më 28 qershor, duke zgjatur 18 ditë. Menjëherë pas saj do të startojë faza me eliminim direkt, pa asnjë ditë pushim. Ndeshjet e 1/16-ve dhe 1/8-ve do të zhvillohen nga 28 qershori deri më 7 korrik. E vetmja ditë pushimi në këtë periudhë do të jetë 8 korriku.
Më pas, nga 9 deri më 12 korrik do të luhen çerekfinalet, ndërsa 13 korriku do të jetë ditë pushimi. Gjysmëfinalet janë planifikuar për datat 14 dhe 15 korrik. Ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet më 17 korrik, ndërsa finalja e madhe është programuar për më 19 korrik në stadiumin MetLife.
Grupet e Botërorit 2026
Grupi A: Meksika, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje-Hercegovinë, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguaj, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Bregu i Fildishtë, Ekuador, Curaçao
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, fituesi Playoff 2, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, fituesi Playoff 1, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
Faza e Grupeve:
Kalendari i plotë i ndeshjeve:
E enjte, 11 qershor 2026
Grupi A: Meksikë – Afrikë e Jugut (ora 21:00) – Stadiumi Mexico City
E premte, 12 qershor 2026
Grupi A: Kore e Jugut – Republika Çeke (ora 04:00) – Stadiumi Guadalajara
Grupi B: Kanada – Bosnjë dhe Hercegovinë (ora 12:00) – Stadiumi Toronto
E shtunë, 13 qershor 2026
Grupi D: SHBA – Paraguaj (ora 03:00) – Stadiumi Los Angeles
Grupi D: Australi – Turqi (ora 06:00) – BC Place Vancouver
Grupi B: Katar – Zvicër (ora 21:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
E diel, 14 qershor 2026
Grupi C: Brazil – Marok (ora 00:00) – Stadiumi New York New Jersey
Grupi C: Haiti – Skoci (ora 03:00) – Stadiumi Boston
Grupi E: Gjermani – Curaçao (ora 19:00) – Stadiumi Houston
Grupi E: Bregu i Fildishtë – Ekuador (ora 22:00) – Stadiumi Philadelphia
Grupi F: Holandë – Japoni (ora 22:00) – Stadiumi Dallas
E hënë, 15 qershor 2026
Grupi F: Suedi – Tunizi (ora 04:00) – Stadiumi Monterrey
Grupi H: Spanjë – Kepi i Gjelbër (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi G: Belgjikë – Egjipt (ora 21:00) – Stadiumi Seattle
E martë, 16 qershor 2026
Grupi H: Arabi Saudite – Uruguay (ora 00:00) – Stadiumi Miami
Grupi G: Iran – Zelandë e Re (ora 03:00) – Stadiumi Los Angeles
Grupi J: Austri – Jordani (ora 06:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi I: Francë – Senegal (ora 21:00) – Stadiumi New York New Jersey
E mërkurë, 17 qershor 2026
Grupi I: Bolivi/Irak – Norvegji (ora 00:00) – Stadiumi Boston
Grupi J: Argjentinë – Algjeri (ora 03:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi L: Angli – Kroaci (ora 22:00) – Stadiumi Dallas
Grupi K: Portugali – Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë (ora 19:00) – Stadiumi Houston
E enjte, 18 qershor 2026
Grupi L: Gana – Panama (ora 01:00) – Stadiumi Toronto
Grupi K: Uzbekistan – Kolumbi (ora 04:00) – Stadiumi Mexico City
Grupi A: Republika Çeke – Afrikë e Jugut (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi B: Zvicër – Bosnjë dhe Hercegovinë (ora 21:00) – Stadiumi Los Angeles
E premte, 19 qershor 2026
Grupi B: Kanada – Katar (ora 00:00) – BC Place Vancouver
Grupi A: Meksikë – Kore e Jugut (ora 03:00) – Stadiumi Guadalajara
Grupi D: Turqi – Paraguaj (ora 06:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi D: SHBA – Australi (ora 21:00) – Stadiumi Seattle
E shtunë, 20 qershor 2026
Grupi C: Skoci – Marok (ora 00:00) – Stadiumi Boston
Grupi C: Brazil – Haiti (ora 03:00) – Stadiumi Philadelphia
Grupi E: Gjermani – Bregu i Fildishtë (ora 22:00) – Stadiumi Toronto
Grupi F: Holandë – Suedi (ora 19:00) – Stadiumi Houston
E diel, 21 qershor 2026
Grupi E: Ekuador – Curaçao (ora 02:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi F: Tunizi – Japoni (ora 06:00) – Stadiumi Monterrey
Grupi H: Spanjë – Arabi Saudite (ora 18:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi G: Belgjikë – Iran (ora 21:00) – Stadiumi Los Angeles
E hënë, 22 qershor 2026
Grupi H: Uruguay – Kepi i Gjelbër (ora 00:00) – Stadiumi Miami
Grupi G: Zelandë e Re – Egjipt (ora 03:00) – BC Place Vancouver
Grupi J: Argjentinë – Austri (ora 19:00) – Stadiumi Dallas
Grupi I: Francë – Bolivi/Irak (ora 23:00) – Stadiumi Philadelphia
E martë, 23 qershor 2026
Grupi I: Norvegji – Senegal (ora 02:00) – Stadiumi New York New Jersey
Grupi J: Jordani – Algjeri (ora 05:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi L: Angli – Gana (ora 22:00) – Stadiumi Boston
Grupi K: Portugali – Uzbekistan (ora 19:00) – Stadiumi Houston
E mërkurë, 24 qershor 2026
Grupi L: Panama – Kroaci (ora 01:00) – Stadiumi Toronto
Grupi K: Kolumbi – Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë (ora 04:00) – Stadiumi Guadalajara
Grupi B: Zvicër – Kanada (ora 21:00) – BC Place Vancouver
Grupi B: Bosnjë dhe Hercegovinë – Katar (ora 21:00) – Stadiumi Seattle
E enjte, 25 qershor 2026
Grupi C: Marok – Haiti (ora 00:00) – Stadiumi Atlanta
Grupi C: Skoci – Brazil (ora 00:00) – Stadiumi Miami
Grupi A: Republika Çeke – Meksikë (ora 03:00) – Stadiumi Mexico City
Grupi A: Afrikë e Jugut – Kore e Jugut (ora 03:00) – Stadiumi Monterrey
Grupi E: Curaçao – Bregu i Fildishtë (ora 22:00) – Stadiumi Philadelphia
Grupi E: Ekuador – Gjermani (ora 22:00) – Stadiumi New York New Jersey
E premte, 26 qershor 2026
Grupi F: Japoni – Suedi (ora 01:00) – Stadiumi Dallas
Grupi F: Tunizi – Holandë (ora 01:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi D: Turqi – SHBA (ora 04:00) – Stadiumi Los Angeles
Grupi D: Paraguaj – Australi (ora 04:00) – Stadiumi San Francisco Bay Area
Grupi I: Norvegji – Francë (ora 21:00) – Stadiumi Boston
Grupi I: Senegal – Bolivi/Irak (ora 21:00) – Stadiumi Toronto
Grupi H: Kepi i Gjelbër – Arabi Saudite – Stadiumi Houston
Grupi H: Uruguay – Spanjë – Stadiumi Guadalajara
E shtunë, 27 qershor 2026
Grupi G: Egjipt – Iran (ora 05:00) – Stadiumi Seattle
Grupi G: Zelandë e Re – Belgjikë (ora 05:00) – BC Place Vancouver
Grupi L: Panama – Angli (ora 23:00) – Stadiumi New York New Jersey
Grupi L: Kroaci – Gana (ora 23:00) – Stadiumi Philadelphia
E diel, 28 qershor 2026
Grupi K: Kolumbi – Portugali (ora 01:30) – Stadiumi Miami
Grupi K: Rep. Dem. e Kongos/Xhamajkë – Uzbekistan (ora 01:30) – Stadiumi Atlanta
Grupi J: Algjeri – Austri (ora 04:00) – Stadiumi Kansas City
Grupi J: Jordani – Argjentinë (ora 04:00) – Stadiumi Dallas
Raundi i 32-ve (1/16 e finales):
28 qershor: E dyta e Grupit A – E dyta e Grupit B (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 73)
29 qershor: Fituesi i Grupit C – E dyta e Grupit F (ora 19:00) – Houston (Ndeshja 76)
29 qershor: Fituesi i Grupit E – Vendi i tretë A/B/C/D/F (ora 22:30) – Boston (Ndeshja 74)
30 qershor: Fituesi i Grupit F – E dyta e Grupit C (ora 03:00) – Monterrey (Ndeshja 75)
30 qershor: E dyta e Grupit A – E dyta e Grupit I (ora 19:00) – Dallas (Ndeshja 78)
30 qershor: Fituesi i Grupit I – Vendi i tretë C/D/F/G/H (ora 23:00) – New York (Ndeshja 77)
1 korrik: Fituesi i Grupit A – Vendi i tretë C/E/F/H/I (ora 03:00) – Mexico City (Ndeshja 79)
1 korrik: Fituesi i Grupit L – Vendi i tretë E/H/I/J/K (ora 18:00) – Atlanta (Ndeshja 80)
1 korrik: Fituesi i Grupit G – Vendi i tretë A/E/H/I/J (ora 22:00) – Seattle (Ndeshja 82)
2 korrik: Fituesi i Grupit D – Vendi i tretë B/E/F/I/J (ora 02:00) – San Francisco (Ndeshja 81)
2 korrik: Fituesi i Grupit H – E dyta e Grupit J (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 84)
3 korrik: E dyta e Grupit K – E dyta e Grupit L (ora 01:00) – Toronto (Ndeshja 83)
3 korrik: Fituesi i Grupit B – Vendi i tretë E/F/G/I/J (ora 05:00) – Vancouver (Ndeshja 85)
3 korrik: E dyta e Grupit D – E dyta e Grupit G (ora 20:00) – Dallas (Ndeshja 88)
4 korrik: Fituesi i Grupit K – Vendi i tretë D/E/I/J/L (ora 03:30) – Kansas City (Ndeshja 87)
4 korrik: Fituesi i Grupit J – E dyta e Grupit H (ora 00:00) – Miami (Ndeshja 86)
Rundi i 16-ve (1/8 e finales):
4 korrik: Fituesi i ndeshjes 73 – Fituesi i ndeshjes 75 (ora 19:00) – Houston (Ndeshja 90)
4 korrik: Fituesi i ndeshjes 74 – Fituesi i ndeshjes 77 (ora 23:00) – Philadelphia (Ndeshja 89)
5 korrik: Fituesi i ndeshjes 76 – Fituesi i ndeshjes 78 (ora 22:00) – New York (Ndeshja 91)
6 korrik: Fituesi i ndeshjes 79 – Fituesi i ndeshjes 80 (ora 02:00) – Mexico City (Ndeshja 92)
6 korrik: Fituesi i ndeshjes 83 – Fituesi i ndeshjes 84 (ora 21:00) – Dallas (Ndeshja 93)
7 korrik: Fituesi i ndeshjes 81 – Fituesi i ndeshjes 82 (ora 02:00) – Seattle (Ndeshja 94)
7 korrik: Fituesi i ndeshjes 86 – Fituesi i ndeshjes 88 (ora 18:00) – Atlanta (Ndeshja 95)
7 korrik: Fituesi i ndeshjes 85 – Fituesi i ndeshjes 87 (ora 22:00) – Vancouver (Ndeshja 96)
Çerekfinalet:
9 korrik: Fituesi 89 – Fituesi 90 (ora 22:00) – Boston (Ndeshja 97)
10 korrik: Fituesi 93 – Fituesi 94 (ora 21:00) – Los Angeles (Ndeshja 98)
11 korrik: Fituesi 91 – Fituesi 92 (ora 23:00) – Miami (Ndeshja 99)
12 korrik: Fituesi 95 – Fituesi 96 (ora 03:00) – Kansas City (Ndeshja 100)
Gjysmëfinalet:
14 korrik: Fituesi 97 – Fituesi 98 (ora 21:00) – Dallas (Ndeshja 101)
15 korrik: Fituesi 99 – Fituesi 100 (ora 21:00) – Atlanta (Ndeshja 102)
Finalet:
Finalja për vendin e 3-të: E shtunë, 18 korrik (ora 23:00) – Miami
Finalja e Madhe: E diel, 19 korrik (ora 21:00) – New York New Jersey Stadium
Faza e grupeve do të zgjasë deri më 28 qershor, ndërsa më pas fillon faza me eliminim direkt.
Botërori do të zhvillohet në 16 stadiume në tre shtetet organizatore.
Lini një Përgjigje