TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2026, 12:54

Kaos para fillimit të Botërorit, mijëra protestues marshojnë drejt stadiumit “Azteca” në Meksikë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kaos para fillimit të Botërorit, mijëra protestues marshojnë
Kaos para fillimit të Botërorit

Botërori i futbollit, dhe veçanërisht ndeshja hapëse, tërheq vëmendjen e mbarë botës, përfshirë edhe ata që nuk janë ndjekës të rregullt të sportit. Pikërisht këtë moment ka zgjedhur sindikata e mësuesve në Meksikë për të ngritur zërin kundër pagave të ulëta, duke shkaktuar tension dhe shqetësime pak para nisjes së turneut më të madh futbollistik.

Mesditën e së martës, mijëra protestues marshuan në rrugët e Mexico City me synimin për t’iu afruar stadiumit Azteca, ku më 11 qershor do të zhvillohet ndeshja hapëse e Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, policia vendosi barriera dhe blloqe betoni në disa akse rrugore, duke penguar protestuesit të afrohen pranë impiantit sportiv.

Aktualisht, përfaqësuesit e protestuesve dhe autoritetet janë në negociata për të gjetur një zgjidhje, por shqetësimet mbeten të larta se situata mund të krijojë probleme dhe kaos në ditën e ndeshjes hapëse të Botërorit.

 

Lini një Përgjigje