Sport 3 Qershor 2023, 17:35

Formula 1/ Vershtapen dominon 3 sesionet e provave zyrtare dhe siguron ‘pole position’, Lëklerk zhgënjim total

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Vershtapen dominon 3 sesionet e provave zyrtare dhe siguron

Piloti holandez i Red Bullit, Maks Vershtapen siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Montmelo, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1. Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’12”272, duke i dominuar të trija sesionet e provave zyrtare.

Ai do ta ndajë vijën e parë të startit bashkë me spanjollin e Ferrarit, Karlos Sainz, që u rendit i dyti. Gjithsesi, makina italiane ishte gati gjysmë sekondi më e avashtë se Red Bull, çka tregon për diferencat mes dy skuadrave dhe dominimin e makinës kampione.

Në vijën e dytë të nisjes dy emra surprizë, me Lando Norris me MekLaren në vendin e tretë dhe Pierr Gasli me Alpine në të katërtin. Më pas u klasifikua Ljuis Hamilton me Mercedes. Në “top-10” edhe Lens Stroll, Esteban Okon, Niko Hulkenberg, Fernando Alonso e Oskar Piastri.

Surpriza e provave të sotme ishte koha e 19 e Sharls Lëklerk me Ferrarin, që do ta nisë garën nga vija e fundit. Një paraqitje e dobët e “kokëkuqes” e monogaskut, që nuk arriti të ishte i shpejtë në pistë, duke bërë nesër një garë në sulm. E njëjta situatë edhe me meksikanin Serxhio Perez me Red Bull, që u rendit i 11.

Formula 1/ Vershtapen dominon 3 sesionet e provave zyrtare dhe siguron

maks vershtapen piloti holandez formula 1 çmimi i madh i spanjës