TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Qershor 2026, 18:19

Fotot e Infantinos në dy stadiume bëhen virale, dyshime për imazhe të manipuluara me Inteligjencë Artificiale

Shkruar nga Pamfleti
Fotot e Infantinos në dy stadiume bëhen virale, dyshime për
Xhani Infantino

Pamjet e presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, janë bërë virale në rrjetet sociale, pasi dy fotografi të publikuara online e paraqesin atë në dy stadiume të ndryshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve që nisën në të njëjtën kohë.

Në njërën prej fotografive, Infantino shfaqet në tribunat e stadiumit “MetLife Stadium” në Nju Jork, ku po zhvillohej ndeshja Gjermani–Ekuador. Ndërkohë, një tjetër imazh e paraqet atë në stadiumin e Filadelfias, duke ndjekur përballjen Bregu i Fildishtë–Kurasao, e cila po luhej paralelisht.

Publikimi i këtyre pamjeve ka nxitur reagime të shumta në internet, me përdoruesit që kanë ngritur pyetjen se si presidenti i FIFA-s mund të ndodhej në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë.

Sipas verifikimeve, udhëtimi mes Nju Jorkut dhe Filadelfias zgjat rreth një orë e gjysmë me makinë, ndërsa një fluturim direkt kërkon afërsisht 45 minuta. Kjo e bën praktikisht të pamundur që Infantino të ketë qenë fizikisht i pranishëm në të dy stadiumet gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

Për këtë arsye, janë shtuar dyshimet se të paktën njëra nga fotografitë që po qarkullon në rrjet mund të jetë manipuluar ose krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, deri tani është konfirmuar se Xhani Infantino ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes Bregu i Fildishtë–Kurasao, ndërsa autenticiteti i fotografisë tjetër mbetet ende objekt diskutimi dhe nuk është verifikuar zyrtarisht.

xhani infantino presidenti i fifa-s

Lini një Përgjigje