TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2025, 22:37

Franca mposht me “poker” Shqipërinë U-17 në ‘Elbasan Arena’, kuqezinjtë i japin fund aventurës në Europian me 0 gola

Shkruar nga Pamfleti

Franca mposht me “poker” Shqipërinë U-17 në

Shqipëria mbylli sot eksperiencën e parë historike në Europianin U-17. Kuqezinjtë e trajnerit Tedesko u përballën me Francën, në orën 20:30, në “Elbasan Arena”, në duelin që u mbyll me rezultatin 0-4 për “gjelat”.

Pavarësisht përpjekjeve, paraqitja e kuqezinjve ishte zhgënjyese, pasi e mbyllën grupin në kuotën e 0 pikëve, me 12 gola të pësuar edhe asnjë të shënuar. Më parë Shqipëria U-17, kishte humbur ndeshjet me Portugalinë dhe Gjermaninë.

Për sa i përket verdikteve të Grupit A, Franca dhe Portugalia arritën të kualifikoheshin për më tej, duke e mbyllir grupin me 7 pikë. Dueli tjetër i ditës së sotme, u fitua nga Portugalia 2-1 ndaj Gjermanisë.

shqipëria u-17 franca u-17

Lini një Përgjigje