
Tashmë nuk do të ketë më “Air Albania”. Stadiumi më prestigjioz i Shqipërisë, që ndodhet në zemër të kryeqytetit do të mbajë emrin “Arena Kombëtare”, të paktën momenalisht.
Në ambientet e stadiumit ka nisur puna për të “zhdukur” përfundimisht emrin “Air Albania”. Siç shihet në video, emri i “vjetër” po fshihet nga muret e impiantit, teksa Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të emrit të ri.
Pritet të shihet se cilët do të jenë ata që do të kërkojnë të drejtat për emërtimin e Stadiumit Kombëtar.
Një impiant prestigjioz që përveçse ndeshjeve të futbollit, ka hapësira për prezantime, koncerte, apo edhe ngjarje nga më të ndryshmet dhe më të rëndësishmet në vendin tonë.
Lini një Përgjigje