TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Gusht 2025, 16:50

FSHF-ja surprizon me vendimin e fundit, ndryshon datat e nisjes së sezonit të ri të Superiores dhe Kategorisë së Parë

Shkruar nga Pamfleti

FSHF-ja surprizon me vendimin e fundit, ndryshon datat e nisjes së sezonit

Federata Shqiptare e Futbollit, njoftoi se sezoni i ri në elitën e futbollit dhe Kategorinë e Parë do të startonte më 23 gusht. Megjithatë së fundmi është bërë një ndryshim i papritur sa i përket datave.

Kategoria Superiore do të fillojë më 19 gusht, katër ditë më herët se data e planifikuar fillimisht. Ndërkohë, Kategoria e Parë do të nisë më 26 gusht.

Ky ndryshim vjen pak më shumë se dy javë para startit të sezonit. Ende nuk janë dhënë shpjegime zyrtare për arsyet e këtij ndryshimi. Klubet duhet të përshtasin planet e tyre të përgatitjeve sipas kalendarit të ri.

Njoftimi i FSHF-së:

Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore”, ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë”, ka shkruar FSHF së fundmi.

 

FSHF-ja surprizon me vendimin e fundit, ndryshon datat e nisjes së sezonit

fhsf kategoria e parë abissnet superiore

Lini një Përgjigje