TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2025, 10:34

FSHF s'u beson gjyqtarëve shqiptarë për 'Final 4', nis negociatat me dy arbitra nga Evropa për të drejtuar finalen e Superligës

Shkruar nga Pamfleti

FSHF s'u beson gjyqtarëve shqiptarë për 'Final 4',

Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF ka vendosur të mos u besojë gjyqtarëve vendas për drejtimin e ndeshjeve të fazës përfundimtare të "Final 4" të Superligës shqiptare, një vendim që ka ngjallur debat në komunitetin e futbollit. Sipas burimeve të afërta me FSHF-në, dy arbitra të njohur nga Evropa janë në garë për të drejtuar finalen e madhe të kampionatit, e cila do të përcaktojë kampionin e sezonit 2024-2025.

Për këtë finale në Federatën Shqiptare të Futbollit në negociata me Szymon Marciniak dhe Danny Makkelie, me njërin prej tyre që pritet të jetë drejtuesi i finales.

Njësoj si në sezon më parë, kur ishte anglezi Antony Taylor që vendosi drejtësi në finalen e fituar nga Egnatia kundër Partizanit, edhe pas pak ditësh finalen e "Final 4" të këtij sezoni pritet ta gjykojë një mes polakut ose holandezit.

Lini një Përgjigje