
Carlo Ancelotti ka arritur një marrëveshje verbale pwr drejtimin e Kombëtares së Brazilit.
Ancelotti, i cili aktualisht është trajner i Real Madridit, ka pasur bisedime me Federatën e Futbollit të Brazilit (CBF) për të marrë drejtimin e kombëtares pas largimit të trajnerit Dorival Júnior. Sipas raporteve, ai ka shprehur gatishmërinë për të udhëhequr Brazilin në fazën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Nëse marrëveshja finalizohet, Ancelotti do të bëhet trajneri i parë i huaj në historinë e Brazilit që udhëheq kombëtaren.
Megjithatë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga CBF për të konfirmuar këtë marrëveshje. Pritet që detajet e plota të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje