
Fundjava e javës së 10 të Serisë A ka folur shqip! Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, është shpallur më i miri i javës sipas portalit prestigjioz italian “Tuttomercatoweb”, duke marrë notën më të lartë, 8.
Berisha ishte protagonisti absolut në fitoren historike të Leçes në transfertë ndaj Fiorentinës, ku realizoi golin vendimtar që i dha skuadrës së tij tri pikë të arta.
Falë paraqitjes së shkëlqyer, ai është përfshirë në formacionin ideal të javës në kampionatin italian.
Në “Top 11”-n e zgjedhur nga “Tuttomercatoweb”, Leçe është skuadra më e përfaqësuar, me disa futbollistë mes më të mirëve, ndërsa Berisha është shpallur lojtari i javës.
Në të njëjtën skuadër ideale janë përfshirë edhe emra si Majk Menjo (Milan), që ndali një penallti të Dybalës, dhe Strahinja Pavloviç, i cili shënoi golin e dytë të tij sezonal për Milanin.
Berisha po konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon, duke u bërë një pikë referimi për Leçen dhe një sinjal shumë pozitiv për trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares shqiptare.
“Një performancë perfekte – energji, teknikë dhe vendosmëri. Berisha po bëhet zemra e Leçes,” shkruan “Tuttomercatoweb”.
Formacioni më i mirë (4-2-3-1)
Danilo Veiga (Leçe) 7
Leo Ostigard (Xhenoa) 7
Strahinja Pavloviç (Milan) 7.5
Huan Miranda (Bolonja) 7
Ruslan Malinovski (Xhenoa) 7.5
Ylber Ramadani (Leçe) 7
Stefano Moreo (Pisa) 7.5
Medon Berisha (Leçe) 8
Matia Zakanji (Lacio) 7.5
Lini një Përgjigje