TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Nëntor 2025, 19:32

Kërcet “dajaku” në ndeshjen Flamurtari-Elbasani, kaos në qytetin bregdetar; policia ‘blindon’ zonën

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet “dajaku” në ndeshjen Flamurtari-Elbasani, kaos

Ndeshja e luajtur sot mes Flamurtarit dhe Elbasanit, ka shpërthyer në episode dhune pas fitores 0-1 të miqve në Vlorë. Menjëherë pas ndeshjes, ka shpërthyer dhuna dhe kaosi në qytetin bregdetar, mes tifozerive të dy ekipeve.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN, duket se Policia ka ‘blinduar’ zonën përreth stadiumit, për të ruajtur qetësinë mes tifozerive. Tifozët e Elbasanit kanë thyer stolat e stadiumit të Flamurtarit dhe i kanë hedhur ato në rrugë.

Elbasani mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 20 pikë.

Goli vendimtar u shënua nga Lajthia në pjesën e dytë pas një goditjeje me kokë, ndërsa vlonjatët patën pretendime për një penallti që u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në fund të tabelës me vetëm 5 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Dinamo dhe Teuta ndanë nga një pikë në një duel të fortë dhe të tensionuar, ku munguan rastet e pastra, por jo polemikat. Vendimet e gjyqtarit Klodian Prenga u kontestuan ashpër nga dinamovitët, sidomos pas përjashtimit me karton të kuq të Maliqit.

Barazimi mban të dy skuadrat në garë për katërshen e parë, ndërsa gara për kreun mbetet e hapur, në pritje të sfidës Egnatia–Vllaznia që mbyll javën e dhjetë të kampionatit.

Lini një Përgjigje