
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores zikaltërve.
Madje ishte gabimi i tij që solli edhe golin e vetëm të zikaltërve pasi Lautaro Martinez u tregua i saktë përpara portës.
Ndodh shumë rrallë që Gjimshiti jo të jetë më pak i vlerësuari, por edhe “shkaktari” i humbjes me gabimin e tij. Kjo ka sjellë edhe reagimin prej lideri të futbollistit kuqezi. Në rrjetin social Instagram, Gjimshiti shkruan: “Më vjen keq për shokët e skuadrës dhe tifozët, për gabimin që bëra dhe që ndryshoi lojën.”
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje