Berat Gjimshiti

Nota/ Berat Gjimshiti i 7-ti më i dobëti në Serie A - Sport
Sport10 Prill 2018, 10:03

Nota/ Berat Gjimshiti i 7-ti më i dobëti në Serie A

Shkruar nga Pamfleti
Nota/ Berat Gjimshiti i 7-ti më i dobëti në Serie A

Nota/ Berat Gjimshiti i 7-ti më i dobëti në Serie A

Mbrojtësi i Kombëtares tonë kuqezi, Berat Gjimshiti, po luan më rregullisht në këtë sezon të Serisë A. Por fatkeqësisht për shtatlartin e prapavijës kuqezi, paraqitjet e tij me Beneventon nuk vlerësohen edhe aq shumë. Ndoshta edhe për shkak të rezultateve të skuadrës dhe se është pjesë e një mbrojtjeje që “fut ujë”, lojtari merr vazhdimisht vlerësime shumë të ulëta, dhe rezulton të jetë një nga futbollistët më të dobët në Serinë A sa u përket notave.

“Tuttomercatoëeb” bën çdo javë vlerësime me nota të lojtarëve të Serisë A sa u përket paraqitjeve të tyre në fushën e lojës. Mesatarja e Gjimshitit deri tani është nota 5,61 që ai ka marrë në futbollin italian dhe që rendit futbollistin shqiptar në vendin e 7 në renditjen e lojtarëve më të dobët të këtij sezoni mes atyre që kanë luajtur të paktën 20 ndeshje për të cilat janë vlerësuar me notë. Megjithatë, ai duhet të ngushëllohet me faktin se ka dy shokë skuadre që kanë bërë më keq se ai, Venuti dhe Kataldi, ndërsa edhe një emër i njohur si Berardi i Sasuolos po vuan këtë sezon dhe ka një mesatare më të keqe se ai. Pra dobësia e skuadrës ka ndikuar dhe në notën e dobët të mbrojtësit kuqezi. /Pamfleti Sport

Sport