TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2026, 21:38

“Gatoi” golin e barazimit ndaj Komos, Ardon Jashari: U treguam të rrezikshëm, por bëmë dhe gabime; të shohim përpara!

Shkruar nga Pamfleti

“Gatoi” golin e barazimit ndaj Komos, Ardon Jashari: U treguam

Milani barazoi 1-1 mbrëmjen e djeshme në shtëpi përballë Komos, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit italian. Kuqezinjtë nuk arritën të shfrytëzonin plotësisht avantazhin e fushës, duke u mjaftuar me një pikë ndaj skuadrës mike.

Titullar në këtë përballje ishte dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari. Ai dha asistin në golin e vetëm të Milanit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas përfundimit të sfidës, Jashari vlerësoi paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se Milani kishte luajtur më mirë krahasuar me përballjen e fazës së parë ndaj Komos.

Kemi luajtur më mirë krahasuar me ndeshjen e fazës së parë. Kemi qenë të rrezikshëm kur e kemi futur topin pas shpinës së mbrojtjes së tyre, si në golin e Rafës. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, u shpreh mesfushori i Zvicrës.

Sipas tij, skuadra krijoi situata të rrezikshme veçanërisht në momentet kur arriti të shfrytëzonte hapësirat në prapavijën e kundërshtarit. Megjithatë, barazimi lë hapur diskutimin mbi efikasitetin e kuqezinjve në finalizim.

Me këtë rezultat, Milani synon të rikthehet te fitorja në sfidën e ardhshme, ndërsa gara në Serinnë A vijon të mbetet e fortë në fazën vendimtare të sezonit.

ardon jashari mesfushori shqiptar milan

Lini një Përgjigje