TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2025, 19:52

“Giro d’Italia”, ja akset rrugore që bllokohen në datat 9, 10 dhe 11 maj

Shkruar nga Pamfleti

“Giro d’Italia”, ja akset rrugore që bllokohen në

Publikohet harta me akset në të cilat kufizohet qarkullimi në Durrës në kuadër të “Giro d’Italia”.

 “Giro d’Italia” do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 maj. Durrësi, Tirana dhe Vlora do të presin 180 çiklistë profesionistë.

Segmentet në të cilat kufizohet qarkullimi janë si më poshtë:

- Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 07:00 – 09.05.2025, ora 14:00

Segmentet e rrugëve:

* Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

* Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

* Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

* Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

- Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 07:00 – 09.05.2025, ora 18:00

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”)

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë: 09.05.2025, ora 05:00 – 14:00

* Rruga “Mars 91”

* Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

* Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

* Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit – Rruga “Pavarësia” (nga ura e Dajlanit deri te kanali i Kavalishencës)

Do të përjashtohen nga rregullorja mjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Ndërmarrjes Komunale Plazh dhe Ndërmarrjes Rruga, të cilave do t’u lejohet qarkullimi normalisht.

Lini një Përgjigje