Sport22 Prill 2023, 16:28

Gjesti i shëmtuar ndaj tifozëve të Al Hilal, Ronaldo largohet nga Arabia Saudite, gati kthimi i bujshëm tek ekipi ku nisi karrierën

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti i shëmtuar ndaj tifozëve të Al Hilal, Ronaldo largohet nga

Ronaldo është në qendër të polemikave në Arabinë Saudite për gjestin e shëmtuar ndaj tifozëve të Al Hilal. Avokati Nuf Bint Ahmed madje ka kërkuar se do t’i bëjë një kërkesë për të arrestuar dhe përjashtuar portugezin nga vendi.

Në Spanjë e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë situatë për të rikthyer zëra të bujshëm në lidhje me të ardhmen e ish-yllit të Juventusit. Zëra që flasin për një kthim të tijin të mundshëm në Europë në fundin e sezonit.

Lajmi i bujshëm ka ardhur nga El Nacional: CR7 mund të kthehet në futbollin e rëndësishëm në muajt e ardhshëm. Oferta nga Europa i ka ardhur tashmë dhe mban firmën e një klubi ku ai ka luajtur para se të transferohej te Mançester Junajtid.

Po flasim për Sportingun e Lisbonës, i eliminuar në Europa Ligë nga Juventusi. Ekipi ku CR7 nisi karrierën ëndërrojnë, ose të paktën synojnë ta kthejnë në shtëpi Ronaldon duke shfrytëzyar atë që po ndodh në Arabi.

Atmosfera që është krijuar në vend mund ta shtyjë CR7 që të ndahet para kohe me Al Nassr, edhe pse shifra nga e cila do të duhet të heqë dorë (rreth 300 milionë euro) është aq e lartë saqë kthimi te Sporting duket pothuajse i pamundur…

kristianoronaldo al nassr sulmuesi portugez