Sport21 Prill 2023, 20:01

“Shko në shtëpi me vrap”, Murinjo kundër Slot, sherr i zjarrtë në tunelin e dhomave të zhveshjeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shko në shtëpi me vrap”, Murinjo kundër Slot, sherr

Pasi ka festuar me tifozët kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Europës, trajneri i Romës, Zhoze Murinjo nuk e ka kursyer kolegun holandez Slot pasi e ka parë në tunel.

Lajmet e para kanë bërë të ditur se “Special One” i është drejtuar trajnerit të Fejnordit, duke i bërtitur në mënyrë sarkastike “respect”, por siç tregojnë videot e reja në rrjetet sociale, portugezi duket se ka thënë më shumë se aq.

Murinjo, siç kuptohet edhe nga videoja që ka filluar të qarkullojë në internet ka thënë në anglisht: “Shikon Napolin, por duhet të na shikoni ne. Nëse kjo është loja jote, duhet të shkosh me vrap në shtëpi. Shikon Napolin dhe Mançester Sitin, por duhet të na shohësh ne”.

Në video, më pas, dëgjohet edhe një zë tjetër, një bashkëpunëtor i trajnerit portugez, i cili i është drejtuar trajnerit të Fejnordit duke i thënë: “Në shtëpi, në shtëpi m…”.

zhoze murinjo trajneri i romës arne slot trajneri i fejnorfit