TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Tetor 2023, 18:55

Gjithçka gati në prag të “finales” me Çekinë, Shqipëria kërkon biletën drejt Berlinit, gjithë shqiptaria zbarkon në ‘Air Albania’

Shkruar nga Pamfleti

Gjithçka gati në prag të “finales” me

Shqipëria pret në orën 20:45 Çekinë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e “EURO 2024”. Kuqezinjtë janë pothuajse me një këmbë në Gjermani, pasi ndodhen në vendin e parë në Grupin E me 10 pikë.

Dy barazime dhe një fitore do t’u mjaftojnë kuqezinjve për t’u kualifikuar në “EURO 2024”. Me një total prej 15 pikësh, duke supozuar se Polonia do të fitonte të tria ndeshjet e mbetura dhe do të shkonte 15 pikë dhe barazim me ne, do të ishte ekipi i Silvinjos që do të kualifikohej për në Gjermani, kjo e mundësuar nga fitorja 2-0 në Tiranë, pasi kemi shënuar një gol më shumë. Pra, duhen të paktën 5 pikë të grumbulluara në tri ndeshjet e mbetura dhe Shqipëria do të shihte veten sërish në Europian, pas pjesëmarrjes në Francë, 8-vite më parë.

Gjithçka gati në prag të “finales” me

Shqipëria nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për ndeshjen me Çekinë, as ndonjë që rrezikon pezullimin, ndonëse janë 12 futbollistë të ndryshëm që janë ndëshkuar me një karton të verdhë në ndeshjet e mëparshme:

Përgatitjet kanë nisur edhe nga forcat e policisë, me 1700 efektivë që janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e këtij eventi dhe shmangur përplasjet mes tifozëve. Do jenë afro 600 tifozë çek në "Air Albania", me stadiumin që do jetë i mbushur në kapacitet maksimal dhe tanët në sektorët e stadiumit do kenë nga një plis për koreografinë.

Gjithçka gati në prag të “finales” me

Drejt kryeqytetit shqiptar ka udhëtuar edhe Albin Kurti, ku së bashku me kryeministrin e Kosovës, i pranishëm për të ndjekur "shqiponjat kuqezi" do të jetë edhe Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Gjithçka gati në prag të “finales” me

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga brenda dhomave të zhveshjes, ku shprehet se tani të gjithë janë bërë gati për të zbritur në fushë. Për pak minuta pritet që të publikohet dhe formacioni, ndërkohë që tifozët po futen në stadium. Atmosfera vijon ët jetë elektrizues.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët përreth stadiumit “Air Albania” janë mbushur nga tifozët. Hyrja në stadium ka nisur dhe atmosfera është elektrizuese. Të gjithë të veshur me ngjyrat kuq e zi dhe me brohoritje presin fitoren e Kombëtares. Po ashtu nuk mungojnë thirrjet patriotike si: “Shqipëri etnike”. Po ashtu ka pasur dhe thirrje kundër Serbisë. Ndërkohë kënga ‘Xhamadani vija vija” ka shoqëruar gjithë atmosferën sot.

Deni Makeli do jetë arbitri i këtij takimi, me holandezin që është ndër arbitrat më të mirë në Evropë dhe me profesion polic.

 

shqipëria çekia kualifikueset e

Lini një Përgjigje