TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2023, 15:29

Gjithçka përfundon siç e la Duamena, merr fund seria e fitoreve të Partizanit, nuk ndryshon kreu i renditjes

Shkruar nga Pamfleti

Gjithçka përfundon siç e la Duamena, merr fund seria e

Është mbyllur në barazim ndeshja mes Egnatias dhe Partianit. Skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në sfidën e riluajtur në “Egnatia Arena”. Kjo përballje u ndërpre më 11 nëntor për shkak të atakut kardiak që i mori jetën sulmuesit të rrogozhinasve, Rafael Duamena.

Ditën e sotme skuadrat nisën lojën me homazhe në nder të ish-kapitenit të Egnatias, teksa loja rifilloi në minutën e 24. Pjesa e parë nuk pati shumë raste të pastra, me ekipet që kërkonin më tepër të merrnin nën kontroll lojën.

Pjesa e dytë ishte më e luftuara, ku rastet ishin sa nga njëra portë në tjetrën. Portierët ishin protagonistë me pritjet e tyre në këtë duel që disa herë u tha “JO” sulmuesve.

Gjatë 90 minutave nuk pati ndryshim rezultati me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë në duelin e kreut. Tashmë Egnatia dhe Partiani vazhdojnë të bashkëkryesojnë me nga 27 pikë dhe ndajnë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në tabelën e klasifikimit. Kujtojmë se “Demat” kanë dhe një sfidë më shumë për të zhvilluar atë ndaj Teutës, e vlefshme për javën e parë të Superiores.

egnatia partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje