TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2023, 21:23

“Shpresoj të konkretizohet dëshira ime”, De Biazit i del emri te Kosova: Dua ekip me objektiva

Shkruar nga Pamfleti

“Shpresoj të konkretizohet dëshira ime”, De Biazit i del

Trajneri i njohur, Xhani De Biazi ndau rrugët me Azberbajxhanin, pas 39 ndeshjesh në krye të pankinës azere. Në një intervistë për Sky, ish-tekniku i Shqipërisë është shprehur se tashmë po kërkon për një skuadër tjetër, në të cilën do të mund të luftonte për objektiva të rëndësishëm.

Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim. Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t’u kualifikuar për diçka. Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive” – tha ai.

Sot gjatë ditës, emri i tij është lidhur shumë me Kosovën, për shkak se “Dardanët” shkarkuan Primozh Glihan. Gjithsesi, te përfaqësuesja kosovare do shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme dhe më pas do vendoset se kush do udhëheqë ekipin në kualifikueset e radhës.

xhani de biazi ish-trajneri i shqipërisë kosova

Lini një Përgjigje