
Ndeshja mes Ilirisë dhe Luzit është ndërprerë në minutën e 88, kur rezultati ishte 1-1.
Kryesori Ditmir Grimci vendosi të ndërpresë takimin në stadiumin “Redi Maloku”, pas protestave të Ilirisë vendase për një gol të anuluar.
Ky takim vlen për javën e gjashtë të Grupit A në Kategorinë e Parë. Një sfidë kjo që konsiderohet dhe kryendeshja e javës sepse Iliria që pretendon ngjitjen përballet me Luzin kryesues.
Golin e parë të takimit ndërkohë në Fushë Krujë e shënoi Iliria me Qehajan në minutën e 51. Miqtë reaguan 12 minuta më vonë me Jakubun.
Lini një Përgjigje